-4.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Rizvanolli: Pres që ZRrE të zbatojë aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me pagesën e rrymës në veri

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se pret që Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) të zbatojë aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me pagesën e rrymës në veri, raporton Ekonomia Online.

Në një konferencë për media, Rizvanolli ka thënë se ZRrE-ja duhet të jap edhe sqarime për mënyrën se si duhet të zbatohet ky vendim.

“Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese nuk paraqet ndonjë kërkese ndaj qeverisë së Republikës së Kosovës megjithatë presim që ZRrE si institucion përgjegjës të merr vendimin në bazë të këtij gjykimi por edhe të jep sqarime për mënyrën se si duhet të zbatohet ky vendim në praktik duke qenë se aktualisht ka shumë pikëpyetje në këtë aspekt. Ne si qeveri jemi duke analizuar implikimet potenciale që zbatimi i vendimit do të mund të ketë”, ka thënë Rizvanolli.

“Mos pagesa e energjisë elektrike nga konsumatorët e komunave veriore dhe nevojave për ta ndihmuar këtë hendek dhe pa dyshim që ka qenë shumë e padrejtë dhe barrë e rëndë financiarisht qe kemi paguar energjinë elektrike dhe që kemi paguar tatime dhe shumë probleme trashëguar edhe problemin e të sa kaluarës dhe pasojat e tij do duhet të adresojmë po qa është me rëndësishmja të komunat veriore tani më është zgjidhur”, u shpreh ajo.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img