0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Rizvanolli: Për dy vjet kemi bërë më shumë punë për energji sesa në dy dekadat e fundit

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka folur për punën dy vjeçare të Qeverisë Kurti prej kur janë në pushtet.

Ajo, në Klan Kosova ka theksuar se në sektorin e energjisë është bërë punë më shumë për dy vjet prej kur ajo është në krye, sesa në dy dekadat e fundit.

“I kemi vënë themelet më të forta të energjisë, më të pastër dhe më të fortë, që është për të mirën e qytetarëve, por edhe që është më gjithëpërfshirës. Kemi siguruar mbi 400 milion euro për projekte të reja, prej të cilave mbi 340 milionë janë grante dhe tani më e reja është se jemi informuar që se shpejti do t’i fillojmë negociatat për partneritetin kosovaro-gjerman për klimë”, ka thënë Rizvanolli.

“Kosova për herë të parë po bëhet pjesë e kësaj iniciative gjermane. Për herë të parë Kosova nuk është duke i ndjekur trendet me dekada mbrapa shteteve tjera, por jemi në ballë të zhvillimeve teknologjike me projektet më inovative në rajon, e ndër inovativet edhe në Evropë”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img