Artane Rizvanolli, ministre e Ekonomisë, po merr pjesë në samitin për energji në Gjermani.
Ajo ka thënë se Kosova ofron potencial të pashfrytëzuar për sa i përket investimeve të Kompanisë Globale të Energjisë së Rinovueshme.
”Kosova ofron potencial të pashfrytëzuar për zhvillimin e BRE-ve. Një kënaqësi për të shkëmbyer me Siemens Energy mbi mundësitë e investimit që ofron sektori ynë i energjisë”.
“Mezi presim t’i mirëpresim në Kosovë”, përmbyllet postimi i Rizvanollit në Twitter./PrishtinaPress/