0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Rizvanolli-Krasniqit: Mos t’ju kishim njohur, ndoshta edhe ju kishim besuar

Sipas kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, arrestimi i kryeshefit të pezulluar të KEK-ut, Nagip Krasniqit, është vazhdë e keqpërdorimeve të, siç tha ai, miliona eurove që kanë ngjarë gjatë Qeverisë Kurti.

Gjatë seancës së sotme në Kuvendin e Kosovës, ai u shpreh se në vend që kryeministri të kërkonte shkarkimin e menjëhershëm pas lajmit se u arrestua shefi i energjisë së Kosovës, “ai e mbron dhe fillon e sulmon e shantazhon komplet sistemin e drejtësisë”.

Krasniqi po ashtu u shpreh se abuzimet më të mëdha të Qeverisë Kurti janë bërë në sektorin e energjisë.

Kundërpërgjigje ndaj tij pati ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, duke thënë se është tragjikomike me e dëgju PDK-në se si përkujdeset për mirëqenien e qytetarëve.

“Mos të ju kishim njohur se sa keni bërë ju për ta, ndoshta edhe ju kishim besuar”, i tha ajo./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img