14.1 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Rizvanolli: Kosova pa fusnotë e me hartë të plotë në Shërbimin Gjeologjik Evropian

Kosova është listuar si shtet me të drejta të barabarta me shtetet tjera evropiane, pjesë e Shërbimit Gjeologjik Evropian (EGDI).

Kështu ka njoftuar ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Ajo tha se “Kosova tash është paraqitur në hartë me kufij të plotë e pa fusnotë, si dhe trajtohet njëjtë si të 37 vendet Evropiane pjesë të Shërbimit Gjeologjik Evropian”.

Këtë “sukses”, ajo ia ka atribuuar Shërbimit Gjeologjik të Kosovës, të cilët sipas saj “kanë pasur një angazhimi intenziv”.

EGDI është Infrastruktura Evropiane e të Dhënave Gjeologjike të EuroGeoSurveys (EGS). Platforma siguron akses në grupet e të dhënave gjeologjike pan-evropiane dhe kombëtare dhe shërbimet nga Organizatat e Shërbimit Gjeologjik të Evropës.

egdi
Kosova në Shërbimin Gjeologjik Evropian (EGDI)

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img