1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Rizvanolli e entuziazmuar në SHBA pas marrëveshjes 236 milionëshe: Lajm i mrekullueshëm, jam më se krenare

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, pas mesnatës, me orën tonë lokale, është lajmëruar në Facebook duke ndarë lajmin nga Capitol Hill për nënshkrimin e marrëveshjes 236.7 milionë dollarëshe me SHBA-në.

Rizvanolli u shpreh “më se krenare” për marrëveshjen që e nënshkroi me shefen ezekutive e MCC-së, Alice Albright.

“Lajm i mrekullueshëm nga Capitol Hill: Sapo nënshkruam marrëveshjen 236.7 milionëshe në hapësirat e Kongresit Amerikan! Në kohë kritike për sektorin e energjisë të Kosovës, jam më se krenare që në emër të Republikës së Kosovës të nënshkruaj një marrëveshje kaq të rëndësishme për sektorin e energjisë dhe ekonominë e vendit”, shkroi Rizvanolli.

Ajo u tha se “ky program do të mundësojë stabilizimin e furnizimit me energji elektrike, integrimin e burimeve te ripërtëritshme të energjisë dhe përgatitjen e fuqisë punëtore për punësim në sektor të energjisë, me fokus të veçantë tek gratë”.

“Dua të falënderoj Drejtoreshën e MCC-së për Kosovë, Sarah Olmstead dhe Udhëheqësin e ekipit vendor të zhvillimit të projektit, Lum Mita, si dhe të gjithë anëtarët e ekipit dhe të Kabinetit tim që kanë kontribuar në zhvillimin e programit. U jam mirënjohëse ekipeve të Qeverisë së Kosovës dhe të MCC-së për punën e madhe të bërë për të ardhur deri këtu, dhe zotohem që do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim për të realizuar programin sa më shpejtë që është e mundur, në përputhje me nevojat dhe kërkesat e sektorit”, shkroi ministrja.

Kryeministri Albin Kurti e ka vlerësuar këtë ditë si historike për Kosovën dhe SHBA-në për shkak të nënshkrimit të marrëveshjes me vlerë 236.7 milionë dollarë të Kosovës me MCC-në.

Ai, në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes, tha se kjo e bën Kosovën që të ecë drejt prodhimit të energjisë së pastër.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img