0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Rizvanolli dhe Le Sache flasin për investime të reja

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, është takuar sot me kryetarin e Lëvizjes së Ndërmarrjeve të Francës, Fabrice Le Sache.

Ky takim u bë në kuadër të vizitës zyrtare të Rizvanollit në Francë, ku po prezanton Pakon investive të Kosovës për energji 2023-25.

“E lumtur të shoh angazhimin e tyre për të sjellë investime të bizneseve françeze në Kosovë, dhe për të thelluar bashkëpunimin në energji dhe ekonomi”, u shpreh Rizvanolli pas takimit.

I lumtur ishte dhe Le Sache.

Ai tha se veçse janë identifikuar projektet e reja mes dy vendeve.

“Me Artane Rizvanollin, Ministre e Ekonomisë në Kosovë, vend me rritje dhe mundësi të fuqishme (miniera, energji, infrastrukturë, teknologji..) me popullsi të re dhe reforma në qeverisje. Franca ka shumë pak prani në Prishtinë. Projektet e reja të identifikuara. Faleminderit Artane për diskutimet tona!”, ka shkruar Le Sache nw Twitter.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img