Roberta Metsola, është rizgjedhur edhe për një mandat në krye të Parlamentit Evropian.
Për Metsolën votuan pro 562 deputetë nga 720 sa i ka gjithsejt PE-ja.
Sot ajo urimet ka pranuar edhe nga krerët e shtetit të Kosovës.
Në urimin e tij, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se pret me padurim të thellohet bashkëpunimi i ndërsjelltë.
“Të punojmë ngushtë në avancimin e rrugës së Kosovës në BE”, ka shkruar Konjufca në X.