Site icon PrishtinaPress

Rivarroset heroi i kombit Zahir Pajaziti

Sot bëhen 20 vjet nga rënia e tre dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha.

Tre dëshmorët shqiptarë kanë rënë në një pritë të organizuar nga forcat e pushtuesit në rrugën Prishtinë – Mitrovicë.

Sot nën organizimin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mbahet ceremonia e rivarrimit të heroit Zahir Pajaziti. Rivarrimi bëhet në Kompleksin Memorial në Orllan të Podujevës.

Po ashtu gjatë ditës mbahet edhe akademi përkujtimore në Prishtinë kushtuar tre dëshmorëve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha./PrishtinaPress.eu

Exit mobile version