Site icon PrishtinaPress

Rita Zeqiri e përgatitur maksimalisht për ‘Rio 2016’

Në lojërat Olimpike të Rios, Kosovën do ta përfaqësojë edhe anëtarja e shkollës së notit “Step”, Rita Zeqiri.
Kampionia e padiskutueshme, po i zhvillon përgatitjet në shtëpinë e saj dhe thotë se është e përgatitur maksimalisht për ta përfaqësuar Kosovën sa më denjësisht.
20-vjeçarja do të konkurrojë në disiplinën 100 metra shpinë, disiplinë kjo në të cilën ka dominuar në tetë vjetët e fundit në kampionatin e notit kosovar.
Sa u përket konkurrentëve të tjerë, Rita nënvizon se ka dijeni për ta pasi paraqitja në Kampionatin Botëror në Kazan të Rusisë vitin e shkuar, ia ka mundësuar asaj një gjë të tillë.
Ndërkohë, selektori i Kosovës. Enver Hajredini, deklaroi se notarët, njëherësh përfaqësues të Kosovës në Rio, nuk do të përfundojnë në vendin e fundit dhe shpreson në paraqitje të mirë të tyre.
Kujtojmë se për Zeqirin, Kampionati Botëror në Kazan ishte debutimi i saj i parë në një garë të rëndësishme ndërkombëtare, teksa Rio do të jetë një tjetër aventurë e madhe për karrierën e saj./PrishtinaPress.eu

Exit mobile version