Rita Ora ka qenë në qendër të vëmendjes që nga performanca e saj në kuadër të hapjes së kampionatit botëror të ragbit në konkurrencën e femrave.
Shqiptarja e famshme interpretoi të shtunën në Auckland në kuadër të sfidës ndërmjet Australisë dhe Zelandës së Re.
Gjatë mbrëmjes, ajo kishte ngacmuar imagjinatën me disa postime nga prapaskenat duke vënë në plan të parë figurën e saj trupore.
31-vjeçarja ka vazhduar me publikime që vënë në pah hiret e saja edhe gjatë të dielës.
Nuk ka munguar edhe komenti i nënës së saj, Vera Ora, e cila ka shkruar: “U koke bo për pite”./Prishtinapress/