Site icon PrishtinaPress

Rita vazhdon të marrë vëmendje në Kanë, shoqërohet nga këngëtari i njohur

Rita Ora dukej mahnitëse në fustanin e zi, teksa u bashkua me Liam Payne në darkën që u organizua mbrëmë në Kanë.

Ata bashkuan forcat për një hit në fillim të vitit të kaluar, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Rita Ora u ribashkua me Liam Payne pasi arritën në darkën e filmbërësve Charles Finch, gjatë edicionit të 72-të të festivalit të filmit në Kanë, të premten mbrëma.

Këngëtarja 28-vjeçare dukej glamuzore në fustanin e zi, në të cilin kishte ekspozuar këmbët.

Ajo ka sjellë modë ditët e fundit gjatë qëndrimit në Rivierën Francezë, por ajo tërhoqi vëmendjen në darkën e mbrëmshme.

Autorja e hitit “Girls” veshi fustanin me fije të valëzuara, ndërsa u shoqërua nga Liam Payne, i cili kishte veshur një kostum të zi.

Rita dhe Liam janë miq të mirë që prej realizimit të kolonës zanore të “Fifty Shades Freed” më 2018 dhe janë parë bashkë edhe në “VMA” atë vit.

Dyshja kanë kënduar në të njëjtën skenë disa herë hitin e tyre.

 

Exit mobile version