Rita Ora, ylli i muzikës pop është parë gjatë ditës së sotme rrugëve të Londrës, e edhe pse me një veshje sportive çanta e saj Chanel mban një çmim marramendës.
Veshjen e saj sportive, Rita e ka kombinuar me markën Chanel dhe me syze dielli sy mace, përcjell Koha.net.
Çanta që Rita Ora po e mban, edhe pse e vogël ka çmimin 2785 funta (3447 dollarë) ose 3253 euro.
Mbase çmimi është tejet i madh për një çantë të tillë, megjithatë Rita Ora njihet për stilin e saj unik, e ndërkaq ajo nuk e ka fare problem ta trajtoj vetën ashtu siç do.