2.2 C
Pristina
Saturday, November 30, 2024

Buy now

spot_img

Rita Ora tallet në llogari të vetvetes për shfaqjen në publik me fustan të rrudhosur

Rita Ora është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.

Këngëtarja jonë bëhet temë e mediave rozë për hitet që i sjell, por edhe veshjet me shije.

Së fundi, biondina është fotografuar teksa ecte rrugëve të Londrës dhe si asnjëherë më parë është tallur në llogarinë e vetë.

Ajo kishte të veshur një fustan ngjyrë rozë e me material prej mëndafshi, por që ishte i pahekurosur.

“A mos pati dikush hekur”, ka shkruar ndër të tjerash në llogarinë personale në Instagram, Rita, e cila dukej e padenjë për një dalje publike.

Rita Ora shfaqet me shumë stil në një ansambël ngjyrash rrugëve të Londrës
Ora javë më parë theu edhe një tjetër rekord, duke u bërë artistja femër me më së shumti këngë solo në Top 10, në Britaninë e Madhe.

Ndërkohë, pas kaq vitesh, ajo i ka gëzuar fansat e saj duke i lajmëruar se albumi i saj i dytë “Phoenix”, do të publikohet më 23 nëntor.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img