29 vjeçarja këtë herë ka bashkuar forcat me Dj-të e njohur Tiesto dhe Jonas Blue, kështu ka bërë të ditur vet këngëtarja përmes llogarisë së saj në Instagram.

“ E lumtur për këngën time të re me Tieston dhe Jonas Blue e cila do të publikohet të premten!” ka shkruar Rita Ora.

Kujtojmë që Rita njihet për një sërë bashkëpunimesh të suksesshme me disa nga emrat më të njohur të muzikës në botë.