Rita Ora ndau një seri fotografish dhe shijoi një vakt jashtë në Australi ndërsa priste publikimin e këngës së saj të re të mërkurën.
Në llogarinë e saj në Instagram, ajo publikoi disa fotografi nga klipi i saj i ri në ardhje “Praising You”, regjinë e të cilit e ka realizuar bashkëshorti i saj, Taika Waititi, 47 vjeç.
Ylli i muzikës pop, 32 vjeçe, e cila aktualisht ndodhet në Australi për spektaklin “The Voice Australia”, pozoi me një veshje të guximshme të materialit PVC për disa fotografi, duke zbuluar barkun e saj të tonifikuar.
Ajo i la flokët e saj bionde në valë të gjata të lirshme dhe në një tjetër pozë, mbajti duart lart ndërsa kërcente në video.
Veshja e guximshme shfaqi krahët e saj të hollë dhe Rita zgjodhi një makijazh me shkëlqim për këtë paraqitje, të theksuar nga një buzëkuq i zbehtë ngjyrë rozë.
Ajo shkroi në mbishkrimin e fotografive: “Vetëm më shumë se një javë derisa ‘Praising You’ në bashkëpunim me Fatboy Slim do të publikohet së bashku me videon e mahnitshme që bëra me dashurinë time Taika Waititi. Mezi pres që ju ta shihni këtë”.
Të martën, Rita shijoi një vakt jashtë dhe u lajmërua në rrjetet sociale për të ndarë me ndjekësit disa fotografi në Instagram.
Ylli dukej joshëse e veshur me një xhaketë të kuqe dhe të prerë në pjesën e sipërme të zezë teksa hante një burger dhe patate të skuqura.
Rita shkroi: “Kam kaq shumë për të thënë, të betohem…duke pritur që t’ju lëvdoj si të tjerët.
Në kohën e saj të lirë nga xhirimet e spektaklit “The Voice Australia”, Rita ka shijuar eksplorimin e Sydneyt së bashku me motrën e saj Elenën.
Këngëtarja nuk është e huaj për qytetin dhe ka kaluar shumë kohë atje që kur iu bashkua “The Voice Australia” si trajnere në vitin 2021.