4.2 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Rita Ora në mbështetje të nigerianëve, kërkon dhënien fund të dhunës policore që po ushtrohet nga SARS

Policia nigeriane ka hapur zjarr kundër protestuesve në Lagos, të cilët për të 12 ditën radhazi po demonstrojnë kundër brutalitetit të policisë. Të paktën dy persona besohet të jenë qëlluar dhe nigerianët pohojnë në mediat sociale se të shtënat nuk u ndalën as këtë mëngjes.

Për ngjarjen kanë raportuar mediat anë e kënd botës, teksa emra të njohur nga fusha e artit, kanë shprehur mbështetjen e tyre për të lënduarit nga kjo situatë kaosi në Nigeri.

Njëra ndër to është këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, e cila ka shprehur mbështetjen e saj ndaj nigerianëve përmes një postimi në rrjetin social Instagram.

https://www.instagram.com/p/CGnPcQSHbCc/?utm_source=ig_embed

Ajo ka shpërndarë postimin ku shihen disa të rinjë nigerianë që kundërshtojnë SARS-in, në mbishkrimin e së cilës shkruhet: “Ndërmerrni veprimin për të përfunduar ndërhyrjen për dhunën policore në Nigeri”.

Ora gjithashtu ka shpërndarë edhe linkun amnesty.org, ku njerëz nga mbarë bota mund të nënshkruajnë peticionin online, për të kërkuar dhënien fund të kësaj situate.

Në një përpjekje për t’i dhënë fund protestave, zyrtarët shtetërorë kanë futur vendin në një shtetrrethim 24-orësh për 20 milionë njerëz që jetojnë në Lagos, qytetin më të madh të Afrikës, por demonstrimet kundër forcës së policisë nigeriane SARS, nuk tregojnë shenja të ngadalësimit.

SARS u themelua në vitin 1992 për të luftuar grabitjen, rrëmbimin dhe krime të tjera të dhunshme, por është kritikuar gjerësisht për shkeljet e të drejtave të njeriut duke përfshirë torturat, zhvatjet dhe vrasjet jashtëgjyqësore. Nigerianët madje pretendojnë se oficerët e policisë me rroba civile qëllojnë burra të rinj që kanë tatuazhe ose vetura të shtrenjta.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img