0.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Rita Ora me projekt për femrat kosovare

U largua nga Kosova kur ishte vetëm 1 vjeç, ndërsa shumë vite më vonë do të bëhej Ambasadore Nderi e vendlindjes së saj. Për Rita Orën, ky titull është një nder të cilin duhet ta meritojë.
Në një intervistë të fundit me “Vanity Fair”, ku ajo pati një rrëfim të gjatë për jetën dhe karrierën, bukuroshja tregoi se është duke punuar me UNICEF për një projekt ku në fokus janë femrat kosovare.
“Jam ndoshta nga të paktat artiste nga Kosova të cilat janë të suksesshme. Femrat atje nuk e kanë lirinë për t’u shprehur, në kuptimin pa u gjykuar, pa frikën e ndëshkimit dhe zëri i tyre nuk dëgjohet. Kam takuar vajza nga 10 deri në 30-vjeç dhe jam duke punuar me UNICEF për të krijuar një platformë ku këto femra mund të shprehin veten”, zbuloi ajo.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img