Nëpërmjet një postimi të fundit në Instagram, këngëtarja Rita Ora ka lënë të kuptohet se po vjen në bashkëpunim me gjigantin e këpucëve “Giuseppe Zanotti”, shkruan prishtinapress.eu
“Së shpejti, GZ x Rita Ora – një bashkëpunim ekskluziv mes Giuseppe Zanotti dhe Rita Orës”, ka shkruar Rita.
Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka treguar shpesh herë se përveç muzikës, është shumë e dhënë edhe pas modës, madje ajo është edhe sipërmarrëse, pasi tash e sa vite ka të nxjerrë në treg linjën e saj të veshjeve “Roara Republic”, gjersa ka edhe një marrëveshje bashkëpunimi me “Rimmel”.