1.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Rita Ora interpreton live këngën “Big” në Teatrin Shtetëror të Sidnei në Australi

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Rita Ora, po vazhdon të jetë një nga emrat më të pëlqyer në tregun muzikor ndërkombëtar.

Ajo së fundmi ka performuar live këngën e saj “Big” në MTV, gjersa mori vëmendje me paraqitjen dhe stilin unik.

Ylli i muzikës pop u shfaq e veshur bardh e zi me një këmishë e pantallona të gjera të zeza.

Dukjen e kompletoi me flokë të lëshuara mbi supe, gjersa në makijazh kishte vënë një nuancë të ngjyrës portokalli.

“Faleminderit MTV. Shikoni në storie për të parë performancën live të Big në Teatrin e bukur të Sidnei të Australisë”, ka shkruar ajo.
Edhe kjo performancë e artistes shqiptare mori reagime të shumta pozitive për vokalin dhe paraqitjen skenike.

Rita Ora (Foto: YouTube)

Në klipin “Big” të publikuar gjatë këtij viti, biondja u shfaq me veshje tradicionale kombëtare të modifikuar nga stilisti Valdrin Sahiti.

Kënga në bashkëpunim me David Guetta, Imanbek dhe Gunna deri më tani ka mbledhur afro 20 milionë klikime. 

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img