Rita Ora ka fituar lejen e planifikimit për të prishur ‘shtëpinë e saj të parregulluar’ në Londër duke shkaktuar pak problematikë për fqinjët e saj të shkëlqyer – pavarësisht se u zhvendos në Los Angeles.
Ylli me prejardhje shqiptare bleu pronën me gjashtë dhoma gjumi në lagjen luksoze Primrose Hill, të ndërtuar në vitin 1882, në fillim të këtij viti për 7.5 milionë funte (8.8 milionë euro) dhe po planifikon një modernizim të gjerë, duke përfshirë një të ashtuquajtur “dhomë sigurie” me kamera të instaluara zakonisht në aeroporte, shkruan The Sun.
Ajo dëshiron të vendosë kamera sigurie të teknologjisë së lartë – sistemin Hikvision Network IR PTZ, i cili reklamohet për përdorim në zona me një gamë të gjerë ‘siç janë lumenjtë, pyjet, rrugët, hekurudhat, aeroportet, portet, sheshet, parqet, vendngjarje, stacione dhe ngjarje të mëdha’ për shkak të zmadhimit optik 25x, rrezes 100 metra dhe aftësisë për të kapur pesë fytyra në të njëjtën kohë.
Për nëntë muajt e fundit, këngëtarja e hitit “Let Me Love You” ka qenë në Los Angeles dhe tani është në lidhje me regjisorin e “Thor”, Taika Waititi.
Pavarësisht lëvizjes nga Shtetet e Bashkuara, Rita po vazhdon të punojë me ndërtimin, e cila gjithashtu përfshin një “dhomë sigurie”, dush të ri dhe dhomë të veshjes, një oxhak në dhomën kryesore të gjumit dhe krijimin e një qilarii. Prona është në zonën e ruajtjes Eaton me ligje të rrepta të planifikimit.
Një raport zyrtar thoshte: “U krye një rishikim i plotë i sigurisë që mbulon ambientet e reja, masat mbrojtëse të mundshme që duhet të ekzistojnë për t’i mundësuar klientes të jetë në paqe ndërsa banon në shtëpi, të lumtur në dijeninë se janë të sigurt”.
“Për shkak të suksesit të saj, famës së saj, pasurisë dhe ekspozimit ndaj publikut dhe mediave, e gjithë kjo e lë atë të hapur ndaj rreziqeve/synimeve të panjohura të këqija”.
Ka dy dhoma që mund të përdoren si një dhomë e sigurt ku klienti mund të shkojë si një strehë e fundit e sigurt. Dera duhet të jetë e fortë me bravë të mirë, dhe cilado dhomë të zgjidhet duhet të ketë mbulim të mirë të telefonit celular.
“Mjerisht, klientja ka qenë viktimë e personave të fshehur, ndërhyrës dhe mashtrues në internet. Për fat të mirë, për shkak të masave të saj të sigurisë, të gjithë janë neutralizuar”, thuhet në raport.
30-vjeçarja ka një reputacion si një “fqinje nga ferri”, me rinovimet që do të zgjasin disa muaj.
Në vitin 2015, fqinjët në shtëpinë e vjetër të Ritës në Londrën veriore, fqinjët u ankuan se ajo organizonte festa si dhe kishte zhurmë nga puna e rindërtimit, e cila përfshinte kamionë që shkonin lart e poshtë në rrugën e qetë.
Dy vjet më parë, ajo dyshohet se u detyrua të linte apartamentin e saj me qira në Londrën perëndimore pas ankesave për zhurmën dhe kërcënimet e dëbimit, pasi një burim i tha The Sun: “Ritës i është thënë për zhurmën më parë, por ajo e injoroi atë dhe tani pronari thotë se ajo duhet të shkojë. Kjo nuk është hera e parë që ajo kërcënohet me dëbim, por është shumë më serioze tani”.
Prona e re thuhet se është e parregulluar, sipas The Sun, e cila mendon se shitësi kishte thënë më parë: “Njerëzit patjetër besojnë se dëgjojnë gjëra të çuditshme këtu gjatë natës”.
Rezidenca ishte në pronësi më shumë se një shekull më parë nga një ilustrues i famshëm i përrallave Grimm, i cili thuhej se kishte varur modelet e tij të zanave nga trarët e ekspozuar.