Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, këto ditë ndodhet në Sydney të Australisë.
Ajo ka shkuar atje e shoqëruar nga bashkëshorti dhe familja e saj, ku do të qëndrojë për disa kohë, për spektaklin e talenteve “The Voice Australia”.
Për të tretin vit me radhë, ajo është zgjedhur të jetë anëtare e jurisë në spektaklin e shumëshikuar në kontinentin australian.
Rita ndërkohë po vazhdon t’i mbajë të azhurnuar ndjekësit e sja përmes fotografive dhe videove të ndryshme që publikon në rrjetet sociale.
Së fundmi, interpretuesja e hitit “Your Song” rishpërndau në InstaStory një fotografi të publikuar nga një prej faqeve të saj të fansave, ku shihej me burrin e saj, Taika Waititi.
Fotografia është realizuar në pas-ndejën e mbrëmjes së çmimeve “Oscars” të organizuar nga Revista “Vanity Fair”, ku çifti kanë pozuar të shtrirë në dysheme, në pozicione të kundërta por të bashkuar te pjesa e sipërme.
Ata mund të shihen të lumtur dhe të buzëqeshur në këtë imazh, i cili dëshmon edhe një herë dashurinë e madhe që dyshja kanë për njëri-tjetrin.