Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas videos që po qarkullon në rrjetet sociale, ku shihet këngëtarja Rita Ora, duke mbajtur flamurin e Serbisë.
Çitaku përmes një postimi në Facebook tha se artistët dhe sportisët tanë, kanë bërë shumë për ta promovuar Kosovën.
Ajo u shpreh se E Rita, nuk ka lënë t’i ikë asnjë mundësi për të promovuar Kosovën dhe siç u shpreh ajo, për të treguar historinë tone.
“Nga përvoja e di sa shumë kanë bërë artistët dhe sportisët tanë për ta promovuar Kosovën. Ata kanë thyer muret e ngritura nga politika dhe kanë depërtuar edhe aty ku ne si diplomaci e kemi pasur të pamundur”.
“E Rita, nuk ka lënë t’i ikë asnjë mundësi për të promovuar Kosovën. Për të treguar historinë tonë. Në secilën intervistë dhe paraqitje ka folur për ne. Për rrënjët e familjes prej nga vjen. Faleminderit Rita”, ka shkruar tutje Çitaku.