0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Rita do të vishet me fustanet e kreatorës kosovare në shenjtërimin e Nënës Terezë

Përveç famës që ka bërë me muzikë, Rita Ora njihet edhe si një nga artistët më me stil në skenën ndërkombëtare të muzikës.
Rita madje ka shumë kontrata me markat më të njohura të veshjeve, duke përfshirë edhe Adidas e DKNY.
Por në ceremoninë e shenjtërimit të Nënës Terezë në Vatikan, Rita Ora do të vishet me fustanet e kreatores së famshme kosovare, Blerina Kllokoqi-Rugova.

Të paktën kështu kanë thënë burimet e Telegrafit, të cilat nuk kanë dhënë detaje të tjera.
Megjithatë, jozyrtarisht kemi kuptuar se këngëtarja shqiptare do të vazhdojë bashkëpunimin me kreatoren kosovare Kllokoqi-Rugova, e njohur edhe me brendin BKR, pasi që dihet se kjo e fundit ka arritur t’i veshë edhe shumë personalitete të famshme të filmit, modës e politikës brenda dhe jashtë Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img