Site icon PrishtinaPress

Ristuccia siguron: KFOR-i e di saktë se çfarë po ndodhë në terren

Komandanti i KFOR-it, Angelo Ristuccia, në një intervistë ekskluzive për Klan Kosova, ka thënë se KFOR-i e di saktë se çka po ndodh në terren.

Ai u shpreh se kanë një pasqyrë të qartë të asaj se çfarë ndodh, përcjell Klankosova.tv.

“Më lejoni të sigurojë të gjithë popullatën në Kosovë, që ne kemi një kuptim të qartë të asaj se çfarë ndodh në, do të doja t’ua rikujtoja të gjithëve që ne kemi në terren intelegjencën e NATO-s, kemi 27 vende, 27 aleatë të NATO-s dhe 7 vende partnere të cilat janë plotësisht të zotuara që të na mbështesin në këtë fushë”.

“Pra, kemi një pasqyrë të qartë se çfarë po ndodh dhe ne bëjmë të gjitha mundimet për të kuptuar se çfarë po ndodh në terren”, është shprehur ai.

Exit mobile version