Site icon PrishtinaPress

Ristuccia falënderon Abazoviqin për kontributin e Malit të Zi për KFOR-in

KFOR-i njofton se komandanti i kësaj force, Angelo Michele Ristuccia, pati një takim siç e cilësuan, shumë të frytshëm me Kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq, Sekretarin Shtetëror të Ministrisë së Mbrojtjes Krsto Peroviq dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Malit të Zi.

Me anë të një postimi në platformën “X”, bëhet e ditur se Gjenerali Ristuccia i falënderoi ata për kontributin e madh të Malit të Zi për KFOR-in dhe se Abazoviq e Ristuccia diskutuan për situatën e përgjithshme në zonë dhe përpjekjet e vazhdueshme të KFOR-it për siguri të qëndrueshme në Kosovë dhe në mbarë rajonin.

“KFOR vlerësoi rolin strategjik të Malit të Zi në stabilitetin e Ballkanit Perëndimor”, thuhet tutje në postim.

Exit mobile version