2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Risitë e prezantuara te iPhone 11, telefonat Android i përdorin prej kohësh

Përdoruesit e Android për vite me radhë janë tallur me thënien: Apple po “shpik” gjëra duke i futur në iPhone, ato që telefonat Android i kanë përdorur dy vite më parë, shkruan Mashable.

E sa i përket kësaj thënie, duket ata kanë pasur të drejtë. Të tre modelet e reja të iPhone që u prezantuan gjatë të martës mbrëma në Kaliforni, zyrtarët e saj janë mburrur se kanë çipa më të shpejtë  dhe kamera më të mira sesa modelet e mëparshme, transmeton Telegrafi.

Secili person që ka model të vjetër të iPhone në veçanti ata që janë mbi dy vite të vjetër, sigurisht se do ta ndjejnë përmirësimin. Por risitë që janë futur në modelin e ri të iPhone, tash e disa vite përdoren në telefonat Android.

Gjithashtu telefoni i LG ka karakteristika të ngjashme me iPhone 11 Pro dhe Pro Max, kjo për faktin se që të tri këto modele kanë kënd ultra të gjerë të shkrepjes.

Tri kamerat në pjesën e pasme tashmë janë bërë një lloj standardi për telefonat e mençur gjatë këtyre tre viteve të fundit. Huawei P20 Pro ka tri kamera në pjesën e pasme dhe është prezantuar në prill të vitit të kaluar, njëjtë sikurse LG V40 ThinQ që u prezantuar në tetor të 2018.

Në anën tjetër karakteristikën e re të iPhone, “night sight” Google Pixel e përdor prej vitesh në shkrepjen e fotografive kualitative në hapësirën ku mungon drita e mjaftueshme. E të njëjtën gjë e bën me modelet e mëparshme edhe Samsung e Huawei.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img