Kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja ka udhëzuar Drejtorinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale që komisioni që do të përzgjedhë familjet skamnore përfituese të materialit ndërtimor të ketë përbërje të re, shkruan sot Koha Ditore.
Kjo nismë ka ardhur pas akuzave të fundit të këshilltarëve të Kuvendit të Komunës se nevojtarët e vërtetë nuk kanë marrë material ndërtimor nga Komuna e Prizrenit.
Në mbledhjen e së martës të Qeverisë lokale me kërkesë të DPMS-së është miratuar vendimi për lejimin e shpalljes së tenderit për furnizim me material ndërtimor për familjet skamnore, me ç’rast është shpjeguar se vlera e mjeteve të planifikuara për këtë projekt është 253 mijë euro.