Site icon PrishtinaPress

Rishpallet konkursi për zgjedhjen e rektorit të UP-së, asnjëri nga kandidatët nuk mori votat e nevojshme

Asnjë nga kandidatët nuk ka arritur të marrë shumicën e votave të anëtarëve të Këshillit Drejtues për rektor të Universitetit të Prishtinës.

Kandidatët që synuan ta marrin pozitën e rektorit ishin Sefer Avdijaj- profesor në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore, But Dedaj- profesor në fakultetin Ekonomik, Faton Berisha – profesor në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore dhe Isak Shabani- dekan në Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike.

Kandidatët nuk mori votat e mjaftueshme për tu zgjidhur rektor i UP-së dhe rrjedhimisht konkursi ri-shpallet. 

Exit mobile version