Asnjë nga kandidatët nuk ka arritur të marrë shumicën e votave të anëtarëve të Këshillit Drejtues për rektor të Universitetit të Prishtinës.
Kandidatët që synuan ta marrin pozitën e rektorit ishin Sefer Avdijaj- profesor në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore, But Dedaj- profesor në fakultetin Ekonomik, Faton Berisha – profesor në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore dhe Isak Shabani- dekan në Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike.
Kandidatët nuk mori votat e mjaftueshme për tu zgjidhur rektor i UP-së dhe rrjedhimisht konkursi ri-shpallet.