-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Rishpallet konkursi për anëtarë të Bordit të Trustit

Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se është rishpallur konkursi për anëtarë të Bordit Drejtues të Fondit për Kursime Pensionale.

Përmes një njoftimi drejtuar mediave, BQK’ja ka bërë me dije se konkursi do të jetë i hapur deri më 5 maj, në ora 16:00.

“Komisioni për përzgjedhje të kandidatëve për anëtarë të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK) njofton se është rishpallur konkursi për 5 anëtarë profesionalë, 1 anëtar përfaqësues të punonjësve dhe 1 anëtar përfaqësues të punëdhënësve. Konkursi është i hapur deri më 5 maj 2023, ora 16:00”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Trusti ka mbetur pa Bord Drejtues nga 1 marsi. Në mungesë të bordit, rreth 2.5 miliardë euro të kursimeve pensionale të investuara në tregje financiare, janë në rrezik.

Pa u zgjedhur Bordi, investimet aktuale nuk mund të ndryshohen (shtohen ose tërhiqen), e kontributet e reja pensionale nuk mund të investohen./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img