11.7 C
Pristina
spot_img

Rinisja e punimeve në “George Bush”, Abdixhiku: Komuna i dha përgjigje dinjitoze bllokuesve të punës

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas rinisjes së punimeve në sheshin “George Bush”, ani pse Inspektorati i Trashëgimisë Kulturore e kishte ndaluar një gjë të tillë.

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku thotë se inspektorët ‘idhnakë’ të një ‘ministrie’ ndaluan punën për arsye të mbrojtjes së trashëgimisë, por që sipas tij një rrugë gërmadhë nuk bën pjesë në trashëgëmi kulturore, transmeton Klankosova.tv.

Madje ai shtoi se sot, Prishtina i dha përgjigje dinjitoze bllokuesve të punës.

“Bllokues në shtet. Bllokues në punë! Sot, Komuna e Prishtinës, i dha përgjigje dinjitoze bllokuesve të punës. Vazhdoj me punë! Një Komision, diku në një Ministri, me një a dy inspektorë partiak e idhnakë, vendosë të bllokojë një Kryeqytet të tanë, me arsyet e mbrojtjes së trashëgimisë. Trashëgimi ky asfallt gërmadhë?! Punimet vazhduan! Nuk do të ndalen! Ai që ka mend punën nuk ndalet. Prishtina, nuk ndalet!”, ka shkruar i pari i LDK-së.

Ndër të tjera, Abdixhiku ata që bllokojnë procese, i quajti të paaftë.

“Të paaftit dinë vetëm bllokadë! Për tre vite rresht kanë bllokuar në vazhdimësi Sheshin George Bush për një trashëgimi, mbikalimin në Dragodan po ashtu për trashëgimi; nënkalimin te Kuvendi sërish dhe natyrisht për trashëgimi. Kanë bllokuar Rrugën A për një rast të humbur në fund në gjykatë; Unazën e Jashtme me mos aprovim të një kredie pothuajse falë; Planin Zhvillimor Komunal me interesa të përçudnuara bizneso-partiake, e tatimet vetanake me ligje anti-kushtetuese! Duhesh të jesh vërtet i mbrapshtë për një sjellje të tillë. Duhesh të urresh shumë një qytet të tërë për ta bllokuar kaq shumë!”.

“Prishtina do të fitojë. Edhe tash, edhe në vjeshtë! Puna le të vazhdojë! Puna, do të vazhdojë! Kjo gërmadhë shpejtë do të shndërrohet në një ndër sheshet më ikonike në vend!”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img