Ndërkohë, ani pse menjëherë pas këtij kushtëzimi bashkësia ndërkombëtare bëri presion të vazhdueshëm mbi palën kosovare për pezullimin e taksës, javët e fundit nuk është parë një presion i tillë.

Njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se zbutja e presionit ka ardhur pasi që edhe vetë ndërkombëtarët tashmë e kanë parë që është e pamundur të ketë marrëveshje sivjet, shkruan Zëri. 

Kjo pasi sipas tyre në maj të këtij viti do të mbahen zgjedhjet brenda BE-së, po ashtu ka mundësi që zgjedhje të ketë edhe brenda shtetit serb. Ndërkohë, përfaqësuesit e opozitës mbeten optimistë se zgjedhje gjatë 2019-s do të ketë edhe në Kosovë. Ndaj analistët vlerësojnë se takime mes dy palëve në Bruksel nuk do të ketë deri kah shtatori ose tetori i këtij viti.