Site icon PrishtinaPress

Rinia e PDK-së shpall ‘konkurs’ në emër të LVV-së: Kërkojmë ‘diller’ të ri të drogës, të moralizojë në rrjetet sociale

Të rinjtë e Partisë Demokratike të Kosovës kanë zhvilluar një aksion para Qeverisë. Ata kanë hapur një ‘konkurs’ në emër të Lëvizjes Vetëvendosje, për të kërkuar një ‘diller’ të drogës.

Një prej anëtarëve të të rinjve të PDK-së tha para mediave se po e ‘hapin konkursin’ pasi pas arrestimit të asambleistit të Prishtinës, Besnik Mujeci, LVV “ka mbetur keq për drogë”.

“Të nderuara media, sot në emër të Lëvizjes Vetëvendosje kemi dalur për ta shpallur këtë konkurs. Siç e dini, asambleisti i kësaj partie është kapur me drogë, me mbi 11 mijë e 300 doza ekstazi. Kjo ka bërë që kjo parti të mbetet keq për ‘diller’ të drogës brenda dhe jashtë vendit”, tha ai.

Disa nga ‘kriteret’ e përmendura, përveç “përvojës në shitje”, ishin edhe “të moralizojë në rrjetet sociale, të besojë verbërisht në VV dhe të besojë në bashkimin kombëtar”.

“Ofrojmë amnisti në territorin e Kosovës, por nuk garantojmë për territorin e Shqipërisë”.

Exit mobile version