“Si ti” është titulli i këngës më të re, të cilën Rina Balaj do të sjellë në bashkëpunim me Sin Boy.
Këngëtarja e ka paralajmëruar projektin e ri ditë më parë dhe do të sjellë të kompletuar nga ana vizuale si duet me partnerin e saj.
Tashmë është caktuar edhe data e lansimit që do të jetë më 31 maj (e martë) në orën 18.
Gjatë të dielës, Rina e ka shpërndarë një video që është fragment nga klipi i “Si ti”.
“Jam shumë e entuziazmuar për këtë”, është përshkrimi i videos së shpërndarë në rrjetet sociale.