Reperja nga Istogu, Rina Balaj, po vazhdon të jetë personazh shumë aktiv e madje edhe i ndjekur në rrjetet sociale.
Artistja shqiptare vetëm në Instagram ka mbledhur mbi 300 mijë ndjekës, për të cilët publikon imazhe e video të ndryshme duke mos munguar edhe me disa poza ngacmuese.
Ajo edhe këtë herë ka publikuar disa fotografi atraktive në bikini, teksa vë në pah linjat trupore.
“Ditë e keqe për flokë, por e lumtur”, ka shkruar ajo.
21-vjeçarja ndërkohë shfaqet në top formë në një palë bikini me nuanca të arit përzier me ngjyrë të zezë.
Komplimentet për fizikun kanë qenë të shumta, gjersa postimi mblodhi afro 25 mijë pëlqime.