Rap-artistja nga Istogu, Rina Balaj, ka publikuar ditën e sotme (e martë) projektin e ri muzikor.
Ajo ka bashkuar forcat me partnerin e saj, reperin Sin Boy, kënga e të cilëve mban titullin “Si ti”.
Projekti është kompletuar edhe me videoklip, me paraqitje të veçantë të 23-vjeçares.

Teksti është shkruar nga vet këngëtarja me producim të Nart Kelmendit, nën drejtimin e Alpha Films.
Krahas YouTube, kjo këngë është publikuar edhe në platformat e tjera muzikore.

Në fund të videoklipit, Rina njofton se pas kësaj po vjen me një tjetër këngë të re të quajtur “Daddy”.
Besohet që dueti me Sin Boy do të pëlqehet nga publiku e fansat e tyre.