Pas zbardhjes së të gjitha prapaskenave të presionit brenda RTK-së nga drejtori – anëtar i Vetëvendojes – Rilind Gërvalla, ky i fundit i ka reaguar redaktorit të lajmeve Jeton Musliu, duke e quajtur “gënjeshtar…dhe shpifës”.
“Në RTK ka hierarki. Drejtori ka përgjegjësitë e veta programore për çdo sekond që transmetohet. Linkun ia kam dhënë, pos asnjeherë s’i kam thënë bëje, as s’ka asnjë lloj presioni asnjëherë nga unë. Presioni ndaj redaktorëve është stisje dhe gënjeshtër. Ne nuk kemi debatuar. Lajmi i ‘Slobodna Bosna’ ka qenë publik. Mua më vjen keq që një i dënuar për shpifje vazhdoka të njejtën gjë” – deklaroi me shkrim Gërvalla për “Kallxo”