4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

‘Rikthimi i shkëmbimit të territoreve’, replika mes Petrit Selimit dhe Veton Surroit në Twitter

Ish-minisri i Jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi, nuk beson se do të ketë rezultat marrëveshja në kuadër të propozimit evropian.

Në një shkrim në Twitter, Selimi thotë se drafti përfundimtar është shumë më i keq se drafti i punës.

“Unë nuk shoh se kjo do të funksionojë. Shkëmbimi reciprokisht i dakorduar i territoreve midis Kosovës dhe Serbisë do të kthehet nëse mbetet kjo kornizë”, tha ai.

Sipas tij, rrënja e kësaj marrëveshjeje supozohej të ishte propozimi i ish-emisarit gjerman në bisedimet Kosovë-Serbi, Wolfgang Ischinger.

Ky propozim shton ai ishte i bazuar në “Modelin 2 Gjermanve”, për të cilin thotë se ishte funksional.

“Ky ishte një model funksional. Ky aneks i negociuar e ka zbutur atë në një deklaratë të thjeshtë politike të fokusuar në krijimin “i menjëhershëm” të “vetëmenaxhimit për komunitetin serb””, shprehet Selimi.

Lidhur me këtë, publicisti Veton Surroi, i ka reaguar Selimit në Tëitter.

Surroi tha se nuk do të ishte ide e mirë të përmendim edhe kthimin në përpjekjet PDK ka provuar dhe dështuar (marrëveshje të këqija, shkëmbime territorial).

Ai shton se tani ekzistojnë aktorë të rinj, kornizë të re, megjithëse thekson se ka plan të dobët zbatimi.

“Përmirësimi dhe jo kthimi duhet të jetë forca shtytëse”, shkroi Surroi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img