Gjyqtarëve kosovarë të basketbollit duket se nuk ju ka pëlqyer fare fakti që kolegët e tyre nga shtetet e tjera pritet t’ju asistojnë për ndeshjet gjysmëfinale dhe finale të play off-it nga Superliga e meshkujve.
Kjo pasiqë AsistiOnline.com ka mësuar se Shoqata e Gjyqtarëve të Basketbollit të Kosovës e ka njoftuar FBK-në, se në rast të marrjes së këtij vendimi, nuk t’ju bashkohet atyre për të gjykuar ndeshjet, qoftë edhe ato të gjeneratave të reja dhe rrjedhimisht do të vinte deri te bojkotimi i tyre.
Sipas burimeve të AsistiOnline.com, SHGJBK-ja pritet ta marrë një vendim të tillë për shkak se anëtarët e saj po e shohin veten si të nënçmuar karshi atyre të huaj, pasi gjykojnë ndeshjet tërë sezonin dhe për pak ndeshje, atyre nuk ju besohet ndarja e drejtësisë.
Ditë më parë AsistiOnline.com raportoi poashtu ekskluzivisht se për ndeshjet gjysmëfinale dhe finale të play off-it, pritet të zbarkojnë në Kosovë disa gjyqtarë të huaj, të cilët ende nuk është vendosur se sa do të jenë të deleguar për ndeshje, por me gjasë 2 ose 1.