Site icon PrishtinaPress

Rikthehet “zhegu”, IHMK tregon motin për vikend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që do të mbajë në vikend.

IHMK në një komunikatë ka thënë se të shtunën parashihet të mbajë mot me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-31gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes. Të dielen do të mbajë mot me vranësira të pjesëshme dhe intervale me diell.

Në fushat termike nuk parashihet të ketë ndryshime të mëdha . Minimalet do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-32 gradë Celsius. Era do ta mbajë drejtimin e njejtë nga verilindja , shpejtësia e së cilës mund të arrijë deri 4 m/s.

Exit mobile version