Site icon PrishtinaPress

Rikthehet tifozja e famshme, bën tifo për Kroacinë në Euro 2024

Tifozja që kishte bërë bujë të madhe në Kupën e Botës “Katari 2022”, Ivana Knoll është rikthyer sërish në aksion.

Knoll është përkrahëse e madhe e Kroacisë dhe tashmë ajo gjendet në qytetin e Berlinit për ta përkrahur vendlindjen e saj, shkruan Indeksonline

Ish-modelja u bë e njohur gjatë Kupës së Botës “Katari 2022” me veshjet e saj provokuese në një vend musliman që mori vëmendje të madhe nga gjithë tifozët dhe mediat e famshme botërore.

Tani ajo do të jetë edhe në Gjermani, ku me prezencën e saj do i gëzojë tifozët e futbollit.

Kujtojmë që Euro 2024 fillon sonte me ndeshjen hapëse mes nikoqirit, Gjermanisë dhe Skocisë.

Kurse ndeshja e parë e Kroacisë është nesër kundër Spanjës./Indeksonline/

Exit mobile version