1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Rikthehet Renault 4, kësaj herë më i shtrenjtë dhe plotësisht elektrik

Renualt 4 dikur reklamohej si një “gjind i vogël” i lirë dhe me mundësi të mëdha. Megjithatë, në të ardhmen do të ketë një rol krejt tjetër.

Modeli i ri sipas gjitha gjasave do të mbajë emrin 4ever dhe do të prezantohet në vitin 2025 – natyrisht do të ketë një motor elektrik, transmeton Telegrafi.

Do të përdor CMF-BEV, por do të ketë pamjen e një crossover që do të ketë një çmim më të lartë.

Nëse marrim parasysh vlerësimet që Renault 4 i ri po i merr, pritet të kushtojë të paktën 20.000 euro, megjithatë ende zyrtarisht nuk është konfirmuar një gjë e tillë.

Drejtori i prodhuesit francez, Luca de Meo, ka konfirmuar në panairin e veturave Minhen se pritet rikthimi i Renault 4.

Ai ka theksuar se çmimi i baterisë do të bie në 80 dollarë për 1 kWh deri në vitin 2030, duke parë trendin e shumë kompanive që po e bëjnë më të bujshëm tregun.

Versioni origjinal i Renault 4 është prodhuar nga 1961 deri më 1993, e për atë kohë në total janë shitur rreth 8 milionë sosh.

E pasardhësi do të ketë një dizajn retro, me elemente futuristike – derisa gjithçka tjetër përfshirë çmimin, do të jetë një tregim i ri.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img