Gary Lineker është habitur nga aftësitë e jashtëzakonshme të Lionel Messit duke publikuar një video, në të cilën superylli shfaqet duke i turpëruar ish-bashkëlojtarët e tij te Barcelona.
Një tifoz i katalunasve e kishte postuar një xhirim nga e kaluara e argjentinasit, ku ai shfaqet duke i kaluar disa herë ish-bashkëlojtarët.
“Messi duket sikur të ishte në oborrin e shkollës. Shumë lehtë”, është përshkrimi që ka zgjedhur tifozi.
— Gary Lineker ???? (@GaryLineker) January 24, 2022
Videon e ka shpërndarë vet 34-vjeçari, si edhe analisti sportiv, Gary Lineker, ndërsa ky i fundit e ka shoqëruar me një simbol që tregon se është ‘tronditur’ nga aftësitë e Leos.
Messi ishte pjesë e Barcelonës për dy dekada, ndërsa në verën e kaluar i tha lamtumirë duke u transferuar te Paris Saint-Germaini.
????Messi como si estuviera en el patio del colegio. Muy facil???? pic.twitter.com/zge9iD0w6w
— ????Info Blaugrana???? (@10InfoBlaugrana) January 24, 2022