Site icon PrishtinaPress

Rikthehet paniku në Turqi, tjetër lëkundje e fuqishme sizmike

Një tërmet i fortë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Turqi duke rikthyer edhe njëherë panikun e lëkundjeve shkatërrimtare të disa muajve më parë që shkaktuar mijëra viktima.

Sipas EMSC, tërmeti ishte me magnitudë 5 i shkallës Rihter, teksa epiqendra e tij ndodhej në juglindje të qytetit të Antiyaman.

Deri në këto momente nuk ka të dhëna për të lënduar, teksa ekipet e ndihmës së shpejtë kanë dalë në terren për të verifikuar dëmet e mundshme.

Exit mobile version