-4.3 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Rikthehet ora verore, të dielën akrepat shkojnë 60 minuta përpara

Nesër hyn në fuqi ‘ora verore’. Duke nisur nga ora 02:00 e datës 31 mars akrepat e orës do të shkojnë 60 minuta para.

Kjo do të bëjë që të humbasim 1 orë nga gjumi i mëngjesit, duke u zgjuar më herët. Qëllimi i ndryshimit të orës është për të përfituar sa më shumë nga energjia diellore si dhe kursimi i energjisë elektrike.

Prej dekadash, vendet e BE-së aplikojnë dy orë, atë të dimrit, që nis të dielën e fundit të tetorit dhe orën verore që kthehet të dielën e fundit të marsit.

Sipas disa studiuesve, koha verore sjell përfitime më të mëdha për shëndetin tonë, sepse është më në sinkron me orën tonë biologjike, e cila ka nevojë për errësirë gjatë orëve të mbrëmjes për të prodhuar melatonin dhe për të siguruar pushimin e duhur.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img