4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Rikthehet në punë kryeshefi i KRU “Gjakova”

Hasan Krasniqi, i cili ishte arrestuar në Bullgari nën dyshimet për trafikim me njerëz, është rikthyer në punë së kryeshef i KRU “Gjakova”.

Bordi i Drejtorëve i KRU ”Gjakova” SH.A, njofton se  në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur me datë 06.04.2024 ka marrë vendim për shfuqizimin e Vendimit nr,975 dt.04.03.2024, mbi pezullimin e marrëdhënies së punës për Z. Hasan Krasniqi-Kryeshef Ekzekutiv i KRU “Gjakova” SH.A-Gjakovë.

“ Bordi i Drejtorëve i KRU ”Gjakova” SH.A, në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur me datë; 06.04.2024, mori Vendim për shfuqizimin e Vendimit nr,975 dt.04.03.2024, mbi pezullimin e marrëdhënies së punës për Z. Hasan Krasniqi-Kryeshef Ekzekutiv i KRU “Gjakova” SH.A-Gjakovë. Z. Hasan Krasniqi i sistemuar në vendin e punës si Kryeshef Ekzekutiv i KRU “Gjakova” SH.A-Gjakovë, është i obliguar që të paraqitet në punë nga dt.08.04.2024. Me aprovimin e këtij vendimi nga Bordi i Drejtorëve Z. Hasan Krasniqi sot ka filluar punën e rregullt si Kryeshef Ekzekutiv pranë Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova” SH.A. Stafi i Ujësjellësit i uron mire se ardhje Kryeshefit suksese dhe mbarësi në punë!”, thuhet në njoftimin e ordit të KRU “Gjakova”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img