13 C
Pristina
Thursday, January 30, 2025

Buy now

spot_img

Rikthehet në punë djali i dëshmorit që u pezullua nga puna

Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës ka marrë vendim që të shfuqizohet vendimi për shkarkimin e djalit të dëshmorit, Nexhat Fazliun, i cili ishte pezulluar nga vendi i punës si Udhëheqës i Divizionit për Koordinim Rajonal në Mitrovicë, në Inspektoratin Qendror të Punës. 

Në vendim thuhet se është aprovuar si e bazuar ankesa e parashtruar nga Fazliu.

Rrjedhimisht, obligohet udhëheqësi i Njësisë që brenda 15 ditësh ta kthejë Fazliun në vendin e punës dhe të bëhet kompensimi i pagës nga dita e pezullimit. 

Kujtojmë se Fazliu kishte deklaruar se ka pasur presion nga kryeinspektori Hekuran Nikçi, për shkak të siç kishte thënë ai, bashkëpunimit të tij me Prokurorinë lidhur me rastin e Millan Radoiçiqit për sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img