Sonte rikthehet Liga e Kampionëve dhe raundi i katërt i fazës grupore të kësaj gare.
Njëherit tashmë fillojnë ndeshjet “kthyese” të kësaj faze, pas përfundimit të ciklit të tre ndeshjeve të para.
Në program sonte janë grupet E, F, G dhe H.
Pa dyshim, fokusi kryesor vazhdon të mbetet në grupin F, ku gjenden skuadrat PSG, Newcastle, Milan e Dortmund, shkruan Sinjali Sporti.
PSG i prin tabelës me 6 pikë të mbledhura, e ndjekur nga Dortmund dhe Newcastle me nga 4 pikë, dhe Milani i fundit me 2 pikë.
Dortmundi i cili arriti të mposht Newcastlen si mysafir 1-0 në ndeshjen e fundit, do ta mirëpresë tani në “Signal Iduna park” sonte klubin anglez, me fillim nga ora 18:45, në betejën për të zënë një vend në dy pozitat e para.
Ndërkohë, lideri PSG udhëton drejt “San Siros” për tu përballur me Milanin, në një ndeshje ‘jetike’ për fatin e kuqezinjve në vazhdimësinë e këtij kompeticioni.
Më poshtë, të gjitha sfidat që do të zhvillohen në natën e sotme.