Liga angleze (EFL) sapo ka lëshuar një deklaratë, ku njofton nga sot rikthimin e futbollit në ishullin britanik, pas ndalesës së përcaktuar nga vdekja e Mbretëreshës Elizabeth II, në moshën 96-vjeçare, të enjten.
Momenti do të përdoret për t’i bërë homazhe Mbretëreshës në të gjitha stadiumet, përkatësisht përdorimi i tymit të zi nga lojtarët, minuta heshtje në të gjitha ndeshjet dhe flamujt në gjysmështizë.
Në të gjitha ambientet do të dëgjohet edhe himni kombëtar, njofton EFL-ja./Prishtinapress/